Kërkoi 12 mijë euro për të “rregulluar” ekstradimin, avokati apelon vendimin

schedule10:02 - 3 Nëntor, 2021

schedule 10:02 - 3 Nëntor, 2021

Lavdosh Shehu, avokati i arrestuar disa ditë më parë me urdhër të SPAK, për “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaccme të Shakallës së Parë.

Gazetari Ermal Vija raporton për abcnews.al se nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, ai ka depozituar ankimimin në apel ku kërkon ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në garanci pasurore. Sipas mbrojtësit, avokat Lavdosh Shehu nuk ka konsumuar vepër penale, pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në ministrinë e drejtësisë, ku të gjitha komunikimet i ka kryer nëpërmjet email-it.

Gjithashtu në ankimim thuhet se për 5000 mijë eurot që avokati i ka marrë shtetases Shqipe Hyseni, për punën e transferimit të djalit të saj, ai i ka kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh. Ndërsa për 4100 euro ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

Kujtojmë se avokati u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Shehu kishte kërkuar 12 mijë euro nga familje e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!