Kristian Asllani është kthyer në dëshirën e disa skuadrave të njohura, të cilat kërkojnë shërbimet e mesfushorit shqiptar, i cili po shkëlqen me Empolin në këtë sezon.
Interi është një nga skuadrat që po mendon seriozisht për 20-vjeçarin shqiptar, pasi karakteristikat e mesfushorit të kombëtares shqiptare janë të ngjashme me ato të Marselo Brozovic.
“Corriere Dello Sport” raporton se drejtuesit e ziklatërve e kanë piketuar Asllanin si lojtarin e duhur që mund t’a vendosin nën urdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ardhshëm, dhe për këtë Interi ka një plan për transferimin e mesfushorit.
Kampionët në fuqi të Italisë ofrojnë para për Empolin dhe sulmuesin Sebastian Esposito, i cili është i huazuar te Basel në Zvicër.
Nëse kjo ofertë hidhet poshtë, atëherë Interi do të shohë alternativa të tjera, si Schouten i Bologna dhe Maggiore i Spezia. /f.a/abcnews.al