Mesfushori i Portugalisë, Renato Sanches pritet që gjatë merkatos së janarit do të largohet nga Lille për të vazhduar karrierën në Angli.
Mediat e huaja, kanë raportuar të enjten se Arsenali është favorit për transferimin e Sanches, pasi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për kartonin e tij.
“Nëse marrim një ofertë të mirë për Sanchesin, atëherë ai është i lirë të largohet”, ka thënë presidenti i Lillet, Olivier Letang.
Sanches iu bashkua Lillet në vitin 2019 nga Bayern dhe me ekipin francez, ka kontratë deri në vitin 2023. /abcnews.al/