Jude Bellingham është kthyer në lojtarin e preferuar të skuadrave nga Premier League dhe La Liga, ku Real Madrid dhe Liverpool po garojnë mes tyre për shërbimet e yllit të skuadrës së Borussia Dortmund.
19-vjeçari ka disa oferta për të ndryshuar ambient dhe për të provuar një eksperiencë të re, me Dortmund që është gati tqë përfitojë nga shitja e talentit anglez dhe sipas “Bild” skuadra gjermane ka menduar t’i vendos çmim xhevahirit të saj.
Po sipas burimit në fjalë Dortmundi kërkon 120 milionë euro për lënë të lirë mesfushorin, i cili në këtë sezon me verdhezinjtë arriti të shënonte 6 gola, ndërsa asistoi në 14 raste në 43 ndeshje të luajtura.
Bellingham u transferua te Borussia Dortmund në verën e vitit 2020 për 25 milionë, një shumë e pabesueshme për një lojtar të ri. /f.a/abcnews.al