Zërat për largimin e portierit zviceran, Jan Sommer, nga Gladbach, janë mohuar kategorikisht nga drejtori teknik i klubit gjerman.
“Ne nuk do ta shesim Sommer”, tha drejtuesi i Gladbach, duke iu përgjigjur kështu interesimit intensiv të Bayern Munich, të cilët duan që portieri 34-vjeçar të zëvendësojë të dëmtuarin Manuel Neuer.
Kështu, bavarezët do të duhet t’i drejtohen alternativave, pasi përpjekjet për të ndalur huazimin e Nibelit nga Monaco nuk patën një rezultat të lumtur për ta. /G.D abcnews.al/