Kërkohet në Premier League, por jo vetëm, Leverkusen synon të përfitojë nga shitja e talentit francez

schedule16:10 - 1 Tetor, 2022

schedule 16:10 - 1 Tetor, 2022

Moussa Diaby është kthyer në sulmuesin më të kërkuar nga disa skuadra “big”. 23-vjeçari i Bayern Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave me paraqitjet e bëra me skuadrën gjermanë.

Sezonin e kaluar sulmuesi arriti të shkëlqente me 17 gola dhe 14 asiste në 42 ndeshje zyrtare me skuadrën gjermane, ndërsa këtë sezon ka përfunduar në radarët shume ekipeve.

Sipas “90min” raportohet se Diaby kërkohet nga 5 skuadra të Premier League, Chelsea, Arsenal, Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, por jo vetën, pasi Atletico Madrid, PSG dhe Juventusi janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.

Leverkusen i ka ofruar kontratë të re francezit pasi ajo aktualja i skadon në verën e vitit 2025, por futbollisti nuk e ka pranuar pasi dëshiron të bëj një hap para në karrierë, ndërsa gjermanët kërkojnë të përfitojnë të paktën 100 milionë euro nga shitja e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!