Në më pak se 1 orë, në “Estadio de Balaidos”, skuadra e Celta Vigo do të presë “galaktikët” e Real Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku premtohet spektakël i garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Rafa Benitez ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij, me formulën 5-3-2, ku në portë është pozicionuar Villar e para tij në mbrojtje Mingueza, Starfelt, Aidoo, Nunez e Cervi. Në mesfushë janë vendosur De la Torre, Beltran e Bamba, ndërsa dyshja e sulmit plotësohet nga Iago Aspas e Jorgen Larsen.
Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “galaktikët” e tij, me formulën 4-3-1-2, ku vihet re jo pak mungesa e Toni Kroos dhe Luka Modric. Në portë është vendosur Kepa Arrizabalaga e para tij në qendrën e mbrojtjes Alaba e Rudiger, të cilët ndihmohen nga krahët nga Fran Garcia e Dani Carvajal. Para mbrojtjes është vendosur Fede Valverde, i cili ndihmohet nga Tchouameni e Camavinga. Më i avancuar është “galaktiku i momentit”, Jude Bellingham, i cili pozicionohet pas dyshes së sulmit Vinicius Junior-Rodrygo. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare