Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkohet “baba” ndërkombëtar/ Nikola Berishaj nga Mali i Zi, kreu i bandës së drogës në Peru. Sekuestrohen 114 pako kokainë

schedule22:42 - 19 Tetor, 2023

schedule 22:42 - 19 Tetor, 2023

Goditet në tjetër organizatë kriminale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Peru. Autoritetet vendase kanë çmontuar grupin kriminal të njohur si “Rolls Royce”, duke sekuestruar në total 114 pako kokainë  që kapte vlerën e mbi 10 milionë dollarësh.

Drejtuesi i organizatës është identifikuar si Nikola Berishaj, alias “Baba”. Ai  është një shtetas malazez, i cili dyshohet se shërbente si i dërguar i trafikantëve shqiptarë të drogës.

Nga hetimi u zbulua Berishaj, prezantohej si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berisha ka arritur të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve, “Baba” kishte realizuar të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruanë. Autoritetet vijojnë kërkimet për “babën” dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve

Operacioni i quajtur  “Protokolli 2023” erdhi pas disa muajsh hetime që i lejoi policisë të lokalizonte një shtëpi në San Martín de Porres, ku u gjetën pakot e drogës të vendosura në një furgon të vogël.

Gjatë operacioni po ashtu t u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë pako në 100 kartëmonedha, përveç bizhuterive dhe dhjetëra çipa me parapagesë që përdorte organizata për të komunikuar pa u zbuluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!