Kërkohen përforcime në mbrojtje e sulm, “Kuqezinjtë” e Milan gati listën për merkaton e janarit

schedule16:16 - 16 Janar, 2024

schedule 16:16 - 16 Janar, 2024

Me një mbrojtje, që “thith ujë”, “Djajtë” e Milan janë hedhur në sulm këtë merkato vere, për të shtuar, një element perfekt, në prapavijë, i cili do të mund të ndihmojë, teknikun, Stefano Pioli, në mbylljen me “nder”, të këtij sezoni, ku përveç përfundimin, në një mes 4 më të mirave të Serie A, “ëndërrohet” edhe fitimi i trofeut, të UEFA Europa League.

Mesa duket pas shumë kërkimeve, “Kuqezinjtë” e kanë gjetur perfektin, për prapavijën, teksa bëhet fjalë për “shtatlartin” italian, të “Demave” torinezë, Alessandro Buongiorno, për të cilin, 7 herë fituesit e UEFA Champions League kanë bërë edhe ofertën e parë zyrtare, prej 15 milionë eurosh, si dhe shërbimet e sulmuesit të talentuar, Lorenzo Colombo.

Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, Torino e ka ngritur jo pak “piacën”, teksa kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit të mbrojtjes ose e thënë ndryshe, 22 milionë euro, bashkë me kartonin e Colombo, me 21-vjeçarin e sulmit, që pëlqehet jo pak nga torinezët.

Megjithatë, pavarësisht ngritjes së çmimit, nga “Demat”, bordi i “Kuqezinjve” duket se do të tëntojë sërish kartonin e Bungiorno, me 24-vjeçarin, që për të thënë të drejtën është një nga më të mirët e momentit, në Itali, ku përveç 3 gola e 1 asistimi, në 17 përballjet e zhvilluara këtë sezon ka arritur të mbajë plot 9 herë portën e paprekur, arritje kjo jo e vogël, për një klub, si Torino. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!