Në orën 17:30, skuadra e Aston Villa do të preë në “Villa Park”, “çekanët” e West Ham, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Unai Emery i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-4-2, ku në portë është pozicionuar Emi Martinez. Në krahët e mbrojtjes janë Konsa e Digne, me Pau Torres e Kamara që mbulojnë qendrën. Në mesfushë janë vendosur McGinn, Douglas Luiz, Nicolo Zaniolo e Matty Cash, ndërsa sulmi plotësohet nga dyshja Moussa Diaby, Ollie Watkins.
Në krahun tjetër, tekniku David Moyes i ka vendosur në fushë “çekanët” e tij me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Areola e para tij në mbrojtje Coufal, Zouma, Aguerd e Emerson. Para mbrojtjes janë Soucek e Ward-Prowse, ndërsa Bowen, Alvarez e Paqueta janë vendosur pas sulmuesit të vetëm Michael Antonio. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: