Kërkohen 3 pikët në Austri, publikohen formacionet e sfidës Salzburg-Inter

schedule20:12 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:12 - 8 Nëntor, 2023

Në orën 21:00, “zikaltërit” e Inter do të zbresin në fushën e “Red Bull Arena” për tu përballur me kampionët austriakë të Salzburg, në sfidën e vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Gerhard Struber i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-4-2, ku në portë është pozicionuar Schlager e para tij në mbrojtje Ulmer, Pavlovic, Baidoo e Dedic. Në krahët e mesfushës janë Gloukh e Sucic, me qendrën që mbulohet nga Capaldo e Bidstrup, ndërsa dyshja e sulmit plotësohet nga Konate e Roko Simic.

Në krahun tjetër tekniku Simone Inzaghi i ka pozicionuar “zikaltërit” e tij, me formulën e zakonshme 3-5-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Yann Sommer, ndërsa para tij janë vendosur Baston, Acerbi e talenti gjerman, Yann Bisseck. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Carlos Augusto, me qendrën që mbulohet nga Frattesi, Calhangolu e Mkhitaryan, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Marcus Thuram, Alexis Sanchez. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: