Kërkohej nga Milan e Inter, “bomberi” i Udinese përfundon në Premier League

schedule18:16 - 29 Gusht, 2023

schedule 18:16 - 29 Gusht, 2023

Fillimisht u lidh me një kalim te një prej “gjigandëve” të Milanos, Inter ose Milan, mirëpo këtë të martë, “bomberi” portugez i Udinese, Beto ka nënshkruar me ekipin e tij të ri, i cili do të jetë në Premier League.

Bëhet fjalë për skuadrën e Everton, me “blutë” e Liverpulit, që kanë arritur të bindin drejtuesit Italianë me një ofertë prej 26 milionë paundësh, si dhe i kanë ofruar vetë lojtarit një kontratë 4-vjeçare, nga e cila ende nuk dihet sesa do të përfitojë në sezon.

Ndërkaq, kujtojmë se edicionin e kaluar, “bomberi” portugez zhvilloi në total 33 paraqitje për “bardhezinjtë” e Udinese, në Serie A, duke arritur të gjejë plot 10 herë rrugën e rrjetës, si dhe asistoi 1 herë shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al