Kërkohej nga Luksemburgu, prangoset në Muriqan 40-vjeçari

schedule10:21 - 23 Mars, 2022

schedule 10:21 - 23 Mars, 2022

Një 40-vjeçar është arrestuar në pikën Kuftare të Muriqanit. Në pranga është vënë Pjetër Ndoci (Lleshi). Arrestimi i këtij të fundit është bërë pas finalizimit të operacionit të koduar “Montenegro”, nga FAST Albania, në bashkëpunim me FAST Montenegro, FAST Luxembourg dhe Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Luksemburgu për vjedhje me dhunë në mënyrë të përsëritur.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e përbashkëta ndërmjet FAST Albania dhe homologëve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim me FAST Montenegro, FAST Luxembourg dhe Drejtorinë

Rajonale të Kufirit Shkodër.

Kapet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Luksemburgu, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara javët e fundit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me homologët, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, një tjetër operacion është finalizuar falë bashkëpunimit  të sukseshëm ndërmjet FAST Albania dhe homologëve.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania, FAST Montenegro dhe FAST Luxembourg, si dhe shërbimeve të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Montenegro”.

Në kuadër të operacionit, në territorin e Malit të Zi, në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, bazuar në informacionet e dhëna nga FAST Albania, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, u bë e mundur kapja, nga FAST Montenegro, e shtetasit P. N.(Ll.), 40 vjeç, lindur në Vrith, Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore në Luksemburg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ndaj këtij shtetasi u ekzekutua, nga autoritetet policore të Malit të Zi, urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet ligjzbatuese të Luksemburgut dhe vijojnë porcedurat për ekstradimin e tij për në Luksemburg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!