Një nga objektivat e kësaj merkatoje të “zikaltërve” të Inter padyshim që ishte dhe “bomberi” i Udinese, portugezi Beto, i cili shkëlqeu sezonin e shkuar me “bardhezinjtë” e tij, duke e vënë veten në “lupën” e shumë “gjigandëve” evropianë.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blutë” e Everton kanë bërë një ofertë për portugezin, ofertë që kap shifrën e 26 milionë eurove, mirëpo duket se kaq nuk mjaftojnë dhe Udinese kërkon plot 35 milionë.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Beto zbriti në fushë plot 33 herë për “bardhezinjtë” e Udinese, duke arritur të shënojë 10 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim në ndihmë të shokëve të tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al