Kërkesë për ulje pagash dhe heqje bonusesh, Zhang “xixa” me lojtarët

schedule13:18 - 8 Maj, 2021

schedule 13:18 - 8 Maj, 2021

Interi është në krizë të thellë financiare dhe është në kërkim të zgjidhjeve për të mos e zhytur klubin më shumë në borxhe. Nga Italia, Corriere dello Sport raporton lëvizjet e fundit të presidentit Zhang.

Ky i fundit u ka kërkuar lojtarëve ulje të pagave me 10-15% për sezonin e ardhshëm dhe të heqin dorë nga bonuset e titullit dhe 1-2 muaj nga pagat e këtij sezoni.

Lojtarët, nga ana e tyre e kanë mohuar këtë kërkesë të klubit dhe duken të vendosur për qëndrimin e tyre. Në këto kushte në një të ardhme të afërt presidenti Zhang pritet të takojë ekipin të hënën.

Sipas të njëjtit burim, nuk përjashtohen lëvizje të mëdha në klub, për të rregulluar bilancet. Lojtarët nga ana e tyre nuk duan të heqin dorë nga asgjë dhe marrëveshja nuk duket në horizont. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!