Kërkesat e Kurtit, Haradinaj: Dështim, e habitshme pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij

schedule16:28 - 15 Qershor, 2021

schedule 16:28 - 15 Qershor, 2021

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si dështim Albin Kurtin dhe kërkesat e tij në diskutimet për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se është e habitshme që njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin,” shkruan Haradinaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!