TIRANË- Analisti Plator Nesturi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh kritik ndaj mënyrës se si u trajtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut brenda grupit parlamentar të mazhorancës.
Sipas tij, deputetët duhet të kishin zhvilluar një debat më të thelluar dhe të ngrinin pyetje, duke theksuar se roli i tyre nuk është vetëm partiak, por edhe institucional.
Nesturi shtoi se çështja nuk lidhet me faktin nëse një figurë politike mbështetet apo jo, por me përgjegjësinë që ka mazhoranca për të treguar një standard tjetër në funksionimin e institucioneve dhe në debatin politik.
“Unë nga ana ime, do dëshiroja, që brenda vetë grupit parlamentar mendoja se do kishte të paktën një lloj trajtimi më serioz. Mendoj se duhet të kishte një lloj qasje, të kishte një lloj debati, të behej disa pyetje, që jo thjesht dëgjohet dhe iket, sepse je shtetar, je ligjvënëse. Nuk je thjesht partiak aty. Ke përgjegjësi.
Këtu nuk ka të bëjë me faktin e do apo nuk e do Ballukun, por në aspektin shtetar dhe të përgjegjësisë politike që ka një mazhoranca, duhet të kishte një qasje dhe një imazh tjetër që e dallon këtë forcë poetike nga ata tjerët. Kjo nuk ndodhi dhe kjo s’më pëlqeu.”, tha ai/ abcnews.al


