Kërkesa e Metës, pas Prokurorisë së Përgjithshme, ministrat e Ramës kalojnë edhe “filtrin” e SPAK

schedule09:17 - 14 Shtator, 2021

schedule 09:17 - 14 Shtator, 2021

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe ajo e Posaçme (SPAK) i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me pastërtinë e figurës së 16 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar “Rama 3”.

Gazetari i ABC Ermal Vija raporton se sipas SPAK asnjë nga ministrat nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrimin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

E njëjta përgjigje në adresë të presidentit shkoi edhe një ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila deklaroi se të zgjedhurit e Ramës për këtë qeveri nuk kanë asnjë çështje të regjistruar në gjykatë.

Kryeministria dërgoi tre ditë më parë shkresën me emrat për dekretim. Presidenti ka 7 ditë afat për t’u shprehur.

Edi Rama në kabinetin e tretë që zyrtarizoi pak javë më parë vendosi që të mos bënte shumë ndryshime emrash. Megjithatë, të vjetër apo të rinj, kreu i shtetit kërkoi informacion mbi të gjithë kabinetin. m.v/abcnews.al