“Më mohove” është kënga e fundit e realizuar nga këngëtari Redon Makashi. Ky i fundit ishte i pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi në një intervistë shumë të këndshme, ku ndau detaje interesante nga backstage. Bashkë me të ishte dhe modelja e klipit Daniela Shima.
Ndërsa Redoni tha se shumë vajza e kishin refuzuar ofertën për të marrë pjesë në videoklip sepse nuk donin që të kërcenin në tub, Daniela nga ana tjetër theksoi se kërkonte që të kishte bashkëpunim më një artist të vërtetë. Ndër të tjera ajo tha se ishte hera e parë që kërcente në një tub, por gjithçka ka dalë brenda pritshmërive të asaj që dëshironin.
Redon Makashi: Në fillim kemi hasur problemin e mos gjetjes së personazhit. Thonim bashkë me stafin “çudi mo , shohim në gjithë këto rrjete sociale femra me rroba banjo, s’mund ta kenë problem për kërcimin në tub”. Të ishin në videoklip me Redonin dakord, por sa i thoje kërcimin në tub ‘Joo’. Ishte një gjë e çuditshme, një paradoks i madh.
Daniela Shima: Një klip i guxhimshëm për Redonin dhe për mua sepse kurrë nuk e kisha imagjinuar që do isha aty dhe me skena të tilla.. Pjesa e kërcimit në tub, nuk kishte asnjë gjë për tu thënë është negative. Por përveç kësaj unë kam dëshirë të punoj me artistë që janë artistë, pa e tepruar.
Gjatë kartolinës prezantuese me këngët e Redon Makashit, Daniela tha se kur ka dalë kënga “Pse më bëre të urrej” ka lindur. Ermali e “ngacmon” me koment modelen duke i thënë se “Kur ke lindur ke thënë që në 2021 do dal unë që do ia ndryshoj stilin Redon Makashit”. Koment i cili krijoi të qeshura pa fund në studio. /abcnews.al