Dy të rinj kanë rrëfyer sot në emisionin “ABC e Mëngjesit” sesi kërcimi u shpëtoi lidhjen e dashurisë.
Në mbikëqyrjen e instruktorit Niko Spiro, Vasili dhe Vitrina janë shprehur se kërcimi latin u shërbeu si terapi dhe që prej një viti ata ende nuk kanë hequr dorë. Ata tregojnë se në marrëdhënien e tyre pati një krizë për shkak të monotonisë, por asgjë që kërcimi nuk mundi ta zgjidhte.
“Kërcimi është një mënyrë shumë e mirë për të larguar të gjitha energjitë negative që ke, sidomos nga streset e punës, por nëse hyn në cift I lidh më shumë ciftet I bën më të afruar dhe më bashkëpunues.” , tha Vasili.
Dy të rinjtë zakonisht janë gjithë ditën bashkë, si në punë edhe jashtë saj, ndaj pandemia si pengoi aspak, por i ndihmoi edhe më shumë të perfeksiononin lëvizjet e kërcimeve latine. E si çdo cift, edhe dy të rinjtë kanë grindjet e tyre. Por cili nga të dy udhëheq në kërcim, e cili në jetë?
“ Në kërcim zakonisht udhëheqin djemtë, por në jetën e përditshme jemi partner të barabartë , marrim të dy vendime mbi gjërat e përbashkëta.”
E tashmë pas një viti, të rinjtë thonë se nuk e konsiderojnë vetën profesionistë, por di të ndihmonin këdo që do kishte dëshirë ti bashkohej kërcimit. Edhe për ata cifte që janë duke përjetuar një periudhë të vështirë, dy të rinjtë kanë një këshillë.
“I këshillojmë të vijnë te Niko’s Dance Akademy e të fillojnë të kërcejnë se është shumë terapi e mirë se i harron zënkat.”/abcnews.al