Kërcim i pabesueshëm me një këmbë, polaku Mamczarz hidhet së larti 1 metër e 77 centimetra

schedule16:56 - 7 Shtator, 2024

schedule 16:56 - 7 Shtator, 2024

Ishte i njohur që më parë.

Po flasim për një atlet paraolimpik nga Polonia, me emrin Lukasz Mamczarz, i cili tejkaloi gjendjen e tij fizike për të arritur një rezultat të pabesueshëm.

Mamczarz, dy herë kampion i Evropës në kërcim së larti për invalidët, dhe një herë medalist i bronzit në Lojërat Paraolimpike në Londër në 2012, nuk arriti këtë herë deri në podium, por ishte një fitues moral.

“Veterani” 34-vjeçar kërceu stekën e vendosur në lartësinë 1 metër e 77 centimetra, ndërsa ishte thjesht me një këmbë, teksa duke mos pasur një këmbë si protezë, Mamczarz u afrua me paterica deri te vendi i kërcimit për të realizuar një mrekulli.

Garën paraolimpike në kërcim së larti në Paris 2024, e fitoi amerikani Ezra Frech, i cili arriti lartësinë 1 metër e 94 centimetra, por duke realizuar hedhjen me një këmbë normale dhe një protezë.

Amerikani 19-vjeçar pati kënaqësinë e madhe që triumfoi jo vetëm në kërcim së larti, por edhe në garën e 100 metrave, ndonëse polaku Mamczarz, siç e thamë, është një kampion paraolimpik moral. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!