Kërcënuan 18-vjeçarin dhe e grabitën, arrestohet lushnjari! Në kërkim bashkëpunëtori

schedule10:59 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:59 - 28 Shtator, 2020

Një person është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar me biçak një 18-vjeçar dhe i kanë marrë një sasi lekësh.

Në pranga është vënë N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, ndërsa vijon puna për kapjen e A. P., 28 vjeç, gjithashtu banues në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në lulishten e qytetit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!