Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili akuzohet për kërcënime dhe keqtrajtim ndaj ish-gruas së tij.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Benevento, ku një shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, i njohur nga policia e zonës për të njëjtat probleme, është arrestuar, ndërsa më pas është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ me vendim gjykate.
Ndër të tjera në media thuhet se u mblodhën indikacione të rënda fajësie në lidhje me krimet e përndjekjes dhe dëmtimeve të rënda personale, të kryera ndaj ish-bashkëshortes së tij, gjithashtu me nga Shqipëria./abcnews.al