Policia ka arrestuar një 25 vjeçare në Tiranë. Në pranga ka rënë E. R., 25 vjeçe.
Sipas policisë e reja në në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh. Mbi 25-vjeçaren rëndon akuza “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al