Kërcënon të qëllojë policinë, vijon prej 8 orësh “ngujimi” i 45-vjeçarit në Elbasan

schedule23:41 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 23:41 - 24 Dhjetor, 2020

Prej tetë orësh tashmë 48-vjeçari Josif Kavaja vijon të qëndrojë i “ngujuar” në banesën e tij duke kërcënuar se do të qëllojë forcat e policisë.

Duke raportuar nga fshati Seltë në njësinë administrative Zavalinë, gazetari Aldo Kozarja shprehet se Kavaja ka qëlluar dy herë me automatik duke rrezikuar kështu edhe jetën e tre zyrtarëve të policisë.

Këta të fundit vijojnë të qëndrojnë në perimetrin e rrethuar nga RENEA. Ende nuk është ndërhyrë për neutralizimin e 45-vjeçarit që ka ngritur të gjitha strukturat e larta të shtetit në këmbë. s.b/abcnews.al/