Kërcënon Biden: Ne do të përgjigjemi nëse Putin do të përdor armë kimike

schedule18:52 - 24 Mars, 2022

schedule 18:52 - 24 Mars, 2022

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

“Pra, ju keni paralajmëruar për kërcënimin e vërtetë të përdorimit të armëve kimike. A keni mbledhur inteligjencë specifike që sugjeron se presidenti Putin po i vendos këto armë, po i vendos ato në pozicione apo po shqyrton përdorimin e tyre? Dhe a do të përgjigjeshin SHBA ose NATO me veprime ushtarake nëse ka përdorur armë kimike?” Associated Press e pyeti presidentin amerikan gjatë konferencës së tij për shtyp.

Biden u përgjigj se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por shtoi për çështjen e armëve kimike, “Ne do të përgjigjenim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të përforcojë sistemet e saj të mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës.

Presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti ditën e sotme  një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel,  pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s dhe Këshillit Evropian dhe G7-ës. Liderët kryesorë globalë po kërkojnë të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe efektive për përgjigjet e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti amerikan foli për unitetin e NATO-s, perspektivën e përdorimit të armëve kimike nga presidenti rus Vladimir Putin dhe rolin e mundshëm të Kinës në konflikt.

Pikat kryesore të fjalimit të presidentit amerikan në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

NATO : Biden tha se NATO asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar se sa është sot. “NATO nuk ka qenë kurrë, kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë” , tha Biden.

Armët kimike: I pyetur për kërcënimin e armëve kimike, presidenti tha se SHBA-të do të përgjigjeshin nëse Putini do t’i përdorte ato, por “natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit”.

Kina: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se beson se Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë. Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar mbi këtë temë. Ai tha se “nuk bëri kërcënime”, por e bëri të qartë se Xi “i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.

Mungesa e ushqimit: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.
Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.
Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

Refugjatët: Biden tha se shpreson të vizitojë refugjatët ukrainas ndërsa ai është në Evropë. “Kam në plan të përpiqem t’i shoh ata njerëz … Shpresoj të shoh shumë njerëz.”
Presidenti vuri në dukje se gjatë gjithë karrierës së tij politike ai ka vizituar shpesh refugjatët, duke i quajtur skenat “shkatërruese”.

G20: Biden tha se beson se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20. /abcnews.al/