Një palestinez është arrestuar sot në Bruksel, pasi shkoi në një organizatë të ndihmës së refugjatëve dhe kërcënoi se do të kryente një sulm vetëvrasës.
Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili dukej i shqetësuar nga ajo që po përjeton familja e tij në Rripin e Gazës, pas luftës së nisur mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas mediave të huaja, i riu është arrestuar në lagjen Anderlecht në Bruksel, në orët e para të pasdites.
Niveli i alarmit në Belgjikë është ngritur pas vrasjes së dy suedezëve, ngjarje kjo e ndodhur javën e kaluar./abcnews.al/