Kërcënoi se do të vriste kryeministrin belg, arrestohet 29-vjeçari

schedule09:39 - 8 Korrik, 2023

schedule 09:39 - 8 Korrik, 2023

Një burrë, i cili kërcënoi se do të vriste kryeministrin belg është arrestuar në Norvegji. Sot në mëngjes, njeriu që kërcënoi se do të vriste kryeministrin Alexander De Crook është arrestuar, tha policia në një njoftim.

Në video, burri shfaqet i veshur me të zeza, duke mbajtur një armë dhe me një foto të kryeministrit belg, të cilën e ka ngjitur në një trung peme. Më herët prokuroria në një deklaratë tha se 29 vjeçari është një ish-ushtarak i larguar së fundmi nga ushtria.

Prokuroria bëri me dije se është hapur një hetim.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!