Një 19 vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me vdekje kandidatin demokrat për president, Joe Biden.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 42 vjeçar pas një letre që u zbulua nga policia.
Sipas mediave amerikane, Alexander Hillel Traisman nga Seattle u arrestua në një fugon të mbushur me armë dhe eksplozivë.
Sipas të njëjtit informacion, 19-vjeçari, i cili u arrestua disa milje larg shtëpisë së kandidatit demokrat, kishte një listë “për ekzekutime”.
New: A man was arrested in Kannapolis, NC in May with a van full of guns and explosives. Agents say they found electronic records showing he had researched Joe Biden’s address and considered carrying out a mass shooting https://t.co/P4RAY7KouF
— Nick Ochsner (@NickOchsnerWBTV) October 22, 2020
Traisman u arrestua majin e kaluar në Canapolis, Karolina e Veriut, pasi policia gjeti armë në një fugon, përfshirë një pushkë AR-15 – municione, eksploziv dhe më shumë se 500,000 dollarë.
Hetimet zbuluan se me 15 prill 2020, Traisman kishte shkruar “a duhet ta vras Joe Biden?” në një mbishkrim që ai kishte postuar në një platformë në internet.
Traisman i tha policisë se ishte i interesuar për sulme terroriste dhe vrasje masive.
Tysman, megjithatë, nuk është rasti i vetëm në të cilin ka pasur një alarm të fundit në SHBA pasi 42-vjeçari James Dale Reed u arrestua në Baltimore sepse, përveç Biden, ai donte të rrëmbente kandidaten për nënkryetare, Kamala Harris .
Në një letër, Reed dyshohet se kërcënoi të rrëmbente Biden dhe Harris.
42-vjeçari kishte kërcënuar në letrën e tij gjithashtu edhe kandidatët demokratë, duke shkruar se “ne kemi një listë të shtëpive dhe adresave tuaja.
Ne jemi ata që kemi armët e frikshme. Po vijmë ”.
Në një deklaratë, Prokurori i Distriktit të Merilandit, Robert Hur tha se kërcënimet ishin akte të paligjshme dhe se zyra e tij e trajton me seriozitet një akt të tillë.
Shërbimi Sekret që mbron presidentin dhe kandidatët për president, ka paraqitur një padi në gjykatë federale kundër të pandehurit, i cili tha se e kishte lënë letrën pasi ishte i shqetësuar nga situatë politike, sipas padisë. s.ba/abcnews.al