Kërcënoi se do të digjte kutitë e votimit në Fier, merr mendimi për 37-vjeçarin

schedule10:10 - 29 Prill, 2021

schedule 10:10 - 29 Prill, 2021

Ditën e sotme është dhënë masa “arrest me burg” për Mikel Postolli 37 –vjeçari, i cili pasditen e 25 prillit tentoi teëdigjte kutitë e votimi në fshatin Agim në Libofshë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 kur po bëhej  transporti i kutive të votimit nga fshati drejt qytetit të Fierit për në KZAZ kryesore.

37-vjeçari bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit për të djegur kutitë e votimit, dhe u arrestua. Ai u neutralizua nga forcat policore që ndodheshin në qendrën e votimit për t’u siguruar për mbarëvajtjen e procesit. Lidhur me këtë ngjarje, policia sekuestroi shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Siç njoftuan uniformat blu Mikel Postolli banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!