Tiranë – Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar një person me thikë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa pas arrestimit policia zbuloi se personi i arrestuar, S.K- 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.
Ndërkohë policia e Tiranë njofton se në pranga ka rënë edhe një 33-vjeçar i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, bënë ndalimin e shtetasit S. K., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta, me një mjet prerës (i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale). e.l/abcnews.al/