Një 47-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarka ka ndodhur në fshatin Karpen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në fshatin Karpen, Shijak, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij”, njofton policia.