Kërcënoi me pistoletë një 40-vjeçare pas sherrit për motive të dobëta, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

schedule12:06 - 15 Prill, 2025

schedule 12:06 - 15 Prill, 2025

Një 37-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi kanosi me armë zjarri një 40-vjeçare. Pas një sherri për motive të dobëta ai ka kërcënuar me pistoletë 40-vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia.

“Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!