Kërcënoi me armë policinë, gjykata e Tiranës jep vendimin për Roland Kryemadhin

schedule11:24 - 7 Qershor, 2020

schedule 11:24 - 7 Qershor, 2020

Kundërshtoi dhe kërcënoi me armë policinë, Gjykata e Tiranës vendon masën “arrest me burg”, për Roland Kryemadhin.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Kamzë, në momentin që  shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e Roland Kryemadhit, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Lexo edhe: Policia i shkoi në derë, ai nxori pistoletën: Çfarë e alarmoi sot RENEA-n në Kamzë

Avokati i tij është shprehur se këto janë akuza që nuk qëndrojnë, sipas tij klienti i tij nuk është një person me rrezikshmëri të lartë siç është paraqitur ditët e fundit në media.

Është i bindur në pafajsinë e tij pasi është dhe besimtar, dhe është i bindur se nuk janë kryer ato vepra penale. Gjithashtu ëhstë bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjë armë. Është e vërtetë që ka kundërshtuar policinë për tu shoqëruar në gjykatë, pasi ishte në kushte varfërie ekstreme dhe duhej që të punonte. Kjo është dhe arsyeja që nuk ka pranuar që të mbrohet me avokat. Gjithçka është e sajuar për të vendosur masën e sigurisë arrest me burg, por ai realisht nuk është person me rrezikshmëri të lartë ndaj është e rëndësishme që ai të ketë një masë më të lehtë pasi duhet të sigurojë të ardhura për familjen”, është shprehur avokati i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!