Kërcënoi gardianin e burgut, gjykata e Durrësit liron Saimir Gjepalin

schedule09:36 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:36 - 11 Qershor, 2020

Gjykata e Durrësit ka liruar Saimir Gjepalin, i arrestuar me grupin Avdylaj dhe i akuzuar se ka kërcënuar gardianin e burgut.

Sipas burimeve për Abc News mësohet se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura me gjyqtar Vladimir Skenderi, prokuror Drini Pali, është vendosur masa, “detyrim paraqitje”, për Gjepalin.

LEXO EDHE: Sherr në burgun 313, Agim Ismaili urdhëron izolimin e Bandës së Avdylajve

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh ku Gjepalin bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve , akuzohen se kanë dhunuar një gardian burgu tek 313./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!