Kërcënohet Presidenti i PE, Tajani pas takimit me kreun e opozitës venezueliane

schedule13:12 - 21 Janar, 2019

schedule 13:12 - 21 Janar, 2019

Menjëherë pas publikimit të fotografive të takimit me kreun e opozitës në Venezuelë, Presidenti i parlamentit europian Antonio Tajani është kërcënuar me vdekje. Por njëkohësisht kanë qenë  të shumta dhe mesazhet mbështetëse ndaj tij.

Antonio Tajani, President i Parlamentit Europian, publikoi në profilin e tij Tuiter fotografi të takimit në Madrid me Lorent Saleh, kreu i opozitës së Venezuelës, i cili sapo është liruar nga burgu pas katër vitesh. Menjëherë pas publikimit ai është kërcënuar. Tajani reagoi duke shkruar se nuk e njeh diktaturën e  Karakas dhe se Venezuela duhet të jetë e lirë. Por ky qëndrim i qartë i marrë nga Presidenti i Parlamentit Europian ka ngjallur reagime pro dhe kundër. Në rrjetet sociale disa komente kanë qenë dhe në formën e kërcënimeve me vdekje.

Por nga ana tjetër ka pasur dhe shumë mesazhe mbështetëse ndaj Tajanit, sipas të cilave qëndrimet politike janë pjesë e lirisë së shprehjes për çdo individ. /abcnews.al