Avokati Saverio Damiani, president i klubit të Lecces në Serie A ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, është kërcënuar së fundmi.
Në shtëpinë e tij është lënë një kokë derri, sikurse edhe në derën e zyrës së studios ligjore. Kjo e ka tronditur goxha Damianin.
Policia e Lecces është njoftuar dhe po heton për të zbuluar më shumë. Kokat e derrit që ishin ende të gjakosura e të sapo-therura.
Gjithashtu kishte edhe një letër kërcënuese, detaje të së cilës ende nuk janë zbuluar. / abcnews.al