Kërcënohet përgjegjësi i Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, i terrorizojnë familjen me armë

schedule19:12 - 14 Gusht, 2020

schedule 19:12 - 14 Gusht, 2020

Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë që janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se objektiv ka qenë familja Reçi, e cila është terrorizuar këtë pasdite, pasi një person ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së tyre.

Ka qenë kryefamiljari Klodian Reçi me detyrë Përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, i cili ka lajmëruar menjëherë policisë.

Sipas tij, atentatori me iniciale R.K. fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka qëlluar me armë pak pranë banesës.

Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që Reçi mban si Përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!