Një zarf me një plumb i drejtuar Ministrit të Brendshëm Mateo Salvini, është sinjalizuar të mërkurën në zyrën e postave italiane në Sesto Fiorentino. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat xheniere dhe karabinierët, të cilët inspektuan zonën. Plumbi i kalibrit 22 ishte mbështjellë në një letër alumin. Ndërsa në zarf shkruhej se i drejtohej: Ministrit Duce, Matteo Salvini, Romë.
Me anë të një postimi në profilin e tij Facebool Salvini komentoi ngjarjen duke thënë se kishte marrë më shumë 100 kërcënime dhune dhe për vdekje që kur kishte marrë postin e ministrit. Zv/kryeministri Italian shtoi se fjalët e urrejtjes së përdorur nga përfaqësues të së majtës kanë bindur mendje të sëmura, por ai nuk frikësohet: përkundrazi i japin më shumë forcë dhe dëshirë për të luftuar kriminelët e çdo lloji,” përfundon postimi i tij. /ABC news Albania 24/7