Kërcënohet me jetë kryetari i komunës së Mitrovicës, policia rrethon shtëpinë

schedule14:22 - 16 Tetor, 2020

schedule 14:22 - 16 Tetor, 2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcenuar me jetë. Pranë shtëpisë së tij ka edhe prezencë të policisë.

Lajmi se Bahtiri është kërcenuar me jetë e kanë konfirmuar për mediat edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se  bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi – kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!