“Kërcënimi” Trump: BE duhet të blejë më shumë naftë dhe gaz nga SHBA ose do përballet me tarifa

schedule15:36 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 15:36 - 20 Dhjetor, 2024

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar Bashkimit Evropian të importojë më shumë naftë dhe gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në të kundërt do të përballet me tarifa të reja të ashpra – kur ai të marrë detyrën në janar.

“Në këtë mënyrë BE-ja duhet të kompensojë deficitin e madh tregtar”, shkroi sot Trump në platformën “Truth Social”, të cilën ai e bashkëthemeloi.

“Përndryshe do të ketë TARIFA!!!” shtoi ai në postimin e tij.

Brukseli, aktualisht po eksploron mënyra për të shmangur një konflikt të ri tregtar të madh me SHBA-në. Deficiti tregtar arriti në 131,3 miliardë dollarë në vitin 2022.

Një mënyrë për të shmangur një luftë tregtare mund të jetë një marrëveshje e re për të zgjeruar eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në BE.

Trump njoftoi tarifa të reja gjatë fushatës zgjedhore, duke argumentuar se kompanitë amerikane, do të prodhonin më shumë brenda vendit dhe se kjo do të krijonte vende pune.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Trump planifikon të vendosë tarifa të larta importi për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe tarifa shtesë për mallrat nga Kina.

Këto janë tarifa shtesë ndaj mallrave të importuara dhe paguhen në kufi. Tarifat prej 25% do të zbatohen për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, ndërsa tarifat shtesë prej 10% do të zbatohen për mallrat nga Kina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!