Kërcënimi nga Omicron, qeveria franceze thirrje qytetarëve: Krishtlindjet festojini në shtëpi

schedule20:49 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 20:49 - 17 Dhjetor, 2021

Kryeministri francez Jean Castex ka bërë publik mbrëmjen e sotme planin e masave të ndërmarra nga qeveria për të kufizuar përhapjen e koronavirusit gjatë periudhës së festave, duke pasur parasysh rrezikun nga Omicron.

Ai tha se marrja e dozës së tretë do të ulet në afatin 4 muaj pas dozës së dytë dhe nuk duhet të kalojë më shumë se 5 muaj. Castex u shpreh se nga janari certifikata e shërimit do të shndërrohet në një certifikatë vaksinimi për të rritur presionin ndaj atyre që nuk janë shëruar ende.

Lidhur me festimet, Castex theksoi se do të ndalohen festimet në ambiente me shumë njerëz, ndërsa rajoneve të vogla do t’u kërkohet të kufizojnë koncertet dhe tubimet publike. Kryeministri i këshilloi qytetarët francezë të shmangin grumbullimet e mëdha familjare.

“Në vend që të përcaktojnë një numër specifik prej 6,8 apo 10 personazh duhet të mendojmë të gjithë njësoj, Sa më pak të jemi aq më pak rrezik ka për t’u infektuar”. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!