“Kërcënimi kinez” për rrjetin 5G, qeveria reagon ndaj shqetësimit amerikan

schedule18:03 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 18:03 - 11 Dhjetor, 2019

Qeveria ka miratuar memorandum mirëkuptimi me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimim që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë.

Në një deklaratë selia diplomatike amerikane theksonte se “siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet”

Reagimi i ambasadës më herët pë shtrirjen e rrjetit 5G: 

Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet. Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës. Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme… Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje”, është shprehur Leyla Moses-Ones gjatë një mëngjesi pune mbi sfidat në siguri, mbajtur në nder të Gjeneralit James Jones, Këshilltari i 22-të për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish Komandant i Forcave Supreme të Aleatëve të NATO-s, dhe Komandanti i 32-të i Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S  I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

/abcnews.al