“Kërcënimi” i Ramës për zgjedhje të parakohshme/ Nazarko: Mund të jetë zhvillim i imponuar, populli mund të futet në rolin e vet

schedule21:19 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 21:19 - 12 Dhjetor, 2023

Analisti Mentor Nazarko thotë se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, me të cilën kryeministri Edi Rama “kërcënoi” deputetët socialistë, mund të jetë një zhvillim i imponuar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se për shkak të përçarjes së opozitës dhe akumuliit të madh të pushtetit në duart e Ramës, e vetmja mënyrë për të dhënë idenë e futjes së popullit në rolin e vet, mund të ishte zhvillimi i zgjedhjeve.

“Ajo që duket që është e qartë, është që Rama vazhdon të ruajë kuota të larta, sepse ai, në një situatë të vështirë si kjo, ka arritur që edhe nëpërmjet fuqisë së tij komunikative, ndoshta edhe për shkak të ndonjë imunitetit të nënkuptuar personal, që të tregojë se gjithçka që po ndodh, nuk e prek atë. E dyta, t’i japë një lloj vizioni, në mos monarkik, një vizion autokratik, ngjashëm me Turqinë apo ndonjë vendi tjetër. Edhe në rajon ka pasur zhvillime të tjera të ngjashme, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi.

Ndoshta zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, mund të jetë një zhvillim i imponuar, edhe sepse, për shkak të përçarjes së opozitës, për shkak të akumulimit kaq të madh të pushtetit në duar të Ramës, e vetmja mënyrë për të dhënë idenë e futjes së popullit në rolin e vet, mund të ishte zhvillimi i zgjedhjeve. Po të shijojmë këndvështrimin rajonal, kemi zgjedhje ngado. Do të kemi në Serbi, Maqedoni të Veriut, thuhet në Kosovë mund të provokohen zgjedhje. Kemi stinë zgjedhjesh në Ballkan”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!