Kërcënimet nga Uashingtoni dhe Seuli/ Koreja e Veriut do të lëshojë satelitin e parë spiun

schedule15:06 - 19 Prill, 2023

schedule 15:06 - 19 Prill, 2023

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka thënë se përgatitjet për lëshimin e planifikuar të satelitit të parë spiun duhet të vazhdojnë për të kundërshtuar ato që ai i quajti kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Sateliti është pjesë e përpjekjeve të shtetit të izoluar dhe të armatosur me armë bërthamore për të avancuar teknologjinë e tij mbikëqyrjes, duke përfshirë këtu dronët dhe për të përmirësuar aftësinë e goditjes së objektivave në rast konflikti.

Peniani kreu në muajin dhjetor atë që e cilësoi si testimin e “fazës përfundimtare” të satelitit spiun dhe njoftoi asokohe se përgatitjet e lëshimit  do të përfundonin brenda prillit.

Gjatë një vizite në agjencinë zyrtare të hapësirës të martën, Kim u tha zyrtarëve që të siguroheshin që nisja të kryhej në kohë e urdhëroi edhe lëshimin e disa satelitësh të tjerë të zbulimit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!