Antonio Conte, trajneri i Interit është kërcënuar përmes një letre. Mediat italiane e raportuan diçka të tillë, madje thuhej edhe për një plumb të dërguar në zarf. Në lidhje me këtë situatë, vetë klubi i Interit ka sqaruar gjithçka dhe thekson se asgjë letër nuk ka shkuar në drejtim të trajnerit të tyre. Kërcënimet kanë shkuar në klub dhe më pas është njoftuar policia.
“Në lidhje me historinë e publikuar ditën e sotme, Inter kërkon të sqarojë se Antonio Conte nuk ka marrë personalisht asnjë letër kërcënuese dhe rrjedhimisht nuk ka shkuar vetë në polici.
Ishte klubi që mori një letër kërcënuese dhe sipas protokollit në këto situatat, ua kaloi atë autoriteteve përkatëse”, shkruhet në reagimin e bërë nga klubi zikaltër, ndërkohë që momentalisht për Conten është nënshkruar një urdhër mbrojtje dhe po ruhet nga forcat e rendit. /abcnews.al