Mandatari për kryeministër njëkohësisht edhe koordinatori i shërbimeve të Sigurisë në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar në lidhje me mesazhet kërcënuese që janë dërguar në emai-et e disa shkollave dhe institucioneve vendore.
Abazoviç në reagimin e tij është shprehur se është e rëndësishme që qytetarët të ndihen të sigurtë dhe se nuk ka asnjë arsye për të bërë panik.
“Policia duhet të bëjë punën e saj, është tentativë për të shkaktuar trazira te qytetarët, nuk ka përçarje në sektorin e sigurisë, sa i përket seancës së nesërme kam thënë sot në mëngjes që ka mundësi të raportohet për bombë. Apeli im është që asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. A është një shaka e pakëndshme, dëshira për ta bërë sistemin të paqëndrueshëm – ndoshta të gjitha të përziera. Mendoj se gjithçka do të përfundojë mirë,” ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe gjuajtjen me gurë ndaj autobusit në Cetinje që nuk ishte një ngjarje dhe dënoi çdo lloj vandalizmi, por edhe përdorimin e fëmijëve “në një drejtim në të cilin ne nuk duhet t’i përdorim ata”.
“Ne nuk duhet t’i kontaminojmë fëmijët me nacionalizëm. Ajo që po ndodh nuk është fytyra e Malit të Zi. Këto struktura janë shumë të vogla, këta njerëz shpesh udhëhiqen nga interesa personale, financiare. Do të doja që këto gjëra të mos ndodhin më,” ka thënë Abazoviç.
Lidhur me vlerësimin e presidentit Milo Gjukanoviç se raportimet kanë qenë për shkak të zgjedhjes së qeverisë, ai tha se nuk i ka ato informata, por se nuk e përjashton.
“Bombat kërcënohen nga ata që nuk duan përparimin e Malit të Zi dhe kësaj shoqërie dhe pajtimin. Unë nuk do ta lidhja me qeverinë e 43-të. Këta njerëz kanë agjendat e tyre, nuk janë përparimtarë dhe qëllimmirë. Ka shumë probleme të tjera”, shtoi ai./abcnews.al