Kërcënime nga toka dhe hapësira, ushtria amerikane teston qenin robot

schedule12:27 - 11 Shtator, 2020

schedule 12:27 - 11 Shtator, 2020

Ushtrimi, i cili u krye javën e kaluar, është një nga eksperimentet më të mëdha teknologjike në ushtrinë amerikane.

Qentë robot zbritën nga aeroplani dhe u nisën për të zbuluar mjedisin, ndërsa detyra e tyre ishte të zbulonin kërcënimet e mundshme për jetën njerëzore përpara se ushtria e vërtetë të hynte në tokë, shkruan CNN.

Por si funksionojnë këta robotë? Duke përdorur inteligjencën artificiale, ata analizojnë të dhënat dhe zbulojnë kërcënimet e mundshme ndaj ushtrisë amerikane.

Mirëpo, këto kërcënime nuk vijnë vetëm nga toka, pasi mund të jenë sulme të mundshme me raketa, apo edhe sulme ndaj aseteve ushtarake amerikane në hapësirë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!