“Kërcënim për rendin”, Izraeli urdhëron heqjen e flamujve të Palestinës nga hapësirat publike

schedule17:40 - 9 Janar, 2023

schedule 17:40 - 9 Janar, 2023

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit ka urdhëruar Policinë që të ndalojë flamujt palestinezë nga hapësirat publike. Politikani i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, i cili mbikëqyr policinë në qeverinë e re të Benjamin Netanyahu, tha se valëvitja e flamurit palestinez është një akt në mbështetje të terrorizmit.

Sipas ligjit izraelit, valimi i flamurit palestinez nuk është një krim, por Policia dhe ushtarët kanë të drejtë t’i heqin ato në rastet kur ata mendojnë se ekziston një kërcënim për rendin publik.

Ben-Gvir shkroi në Twitter të dielën: Nuk mund të ndodhë që shkelësit e ligjit të valëvitin flamuj terroristë, të nxisin dhe inkurajojnë terrorizmin, kështu që unë urdhërova heqjen e flamujve që mbështesin terrorizmin nga hapësira publike dhe të ndalojë nxitjen kundër Izraelit.

Ky veprim shënon hakmarrjen më të fundit të qeverisë së re të Izraelit. Lëvizja e Ben-Gvir vjen pas lirimit javën e kaluar të një të burgosuri palestinez, i dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një ushtari izraelit në vitin 1983, i cili valëviti një flamur palestinez ndërsa pritej si hero në fshatin e tij në Izraelin verior.

Ben-Gvir, i cili kryeson një parti ultranacionaliste, është i njohur për retorikën e tij anti-arabe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!