“Kërcënim i ri me vdekje”, Agron Tufa publikon mesazhin: Të gjithëve ju pret gropa

schedule21:11 - 28 Shtator, 2019

schedule 21:11 - 28 Shtator, 2019

Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, postuar në rrjetet sociale një mesazh anonim ku thotë se kërcënohet me vdekje. Tufa bën të ditur se mesazhi i është dërguar avokatit të tij, Kujtim Cakrani.

“Vini re gjuhën e vjetër të urrejtjes, të trashëguar, me sa duket, nga baballarët e tyre”, shkruan Tufa në Facebook, ndërsa bën publik të gjithë mesazhin anonim.

“Ju ballista e fashista, që sot bëheni avoketër dhe kërkoni të mbroni sojin tuaj që nxin luftën e hedh baltë dëshmorëve, jeni ata të djeshmit, qëduheshit vrarë të mos mbinit ju e që keni marrë zemër sot. U gënjen mendja për këtë se s’keni krahë. S’ka avokat në botë të fshijë gjakun e tyre, dhe të mbrojë atë institut kriminel me Agron Tufë e të tërëse ju jeni më të poshtër se armiqtë që mbroni. Po heronjtë kanë bërë luftën dhëmb për dhëmb, dhe Mehmet Shehun se fshinë dot si emër dhe ata që ishin më të mëdhenj se ai, do e fshini ju lepuj. Ai bëri gabim me 70 vetë që thoni se ka vrarë, sepse duhet t’u kish vrare të tërëve.

Po këtë tani do ta merrni vesh mirë, si i gjeti të parët tuaj se e keni bërë hak me gjithë ata që hedhin baltë dëshmorëve dhe ju i doni të hiqni emrat e heronjve dhe luftën që bënë dhe fituan me ju të fëlliqur. Ju dhe familjet tuaj balliste e fashiste nuk do keni vend më tek ne, se e shkruat vetë fundin tuaj. Si dolët avash nga llumi, si pa kuptuar, ashtu do t\ju heqim dhe ne avash të mëdhenj e të vegjël, se ka qen gabim i madh që për ju pati mëshirë. Të gjithëve gropa ju pret”, thuhet në mesazh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!